Shkrumbohet kampi humanitar në Gaza, mbeten të vrarë 13 persona
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në një zonë humanitare në jug të Gazës, natën mes së hënës dhe së martës.
Banorët e zonës thanë se tre raketa goditën një kamp tendash të populluar nga palestinezë të zhvendosur në Al Mauasi, në jug-perëndim të qytetit Khan Junis.
Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur një bazë të terroristëve të Hamasit që e përdornin kampin për operacionet e tyre, akuzë që lëvizja islamike e mohoi.
Ushtria hebraike mohoi gjithashtu bilancin fillestar të viktimave të bërë nga autoritetet e Hamasit, që sugjeronte se ekipet e shpëtimit kishin rikuperuar mbi 40 trupa të pajetë.
Disa qindra mijëra persona nga zonat e tjera të Gazës po jetojnë në kushte të vështira në Al Mauasi, pasi iu rekomandua të evakuoheshin për sigurinë e tyre.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se raketat shkaktuan shpërthime të mëdha pak pas mesnatës dhe se flakët që lëshuan u ngritën deri në qiell.
Shpërthimet shkaktuan një krater 7 metra të thellë dhe shkrumbuan mbi 20 tenda, deklaruan dëshmitarët.
Operatorët e Mbrojtjes Civile deklaruan se përveç viktimave persona të shumtë kanë mbetur të plagosur dhe se shumë të tjerë ndodhen nën rrënoja.
Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse Izraelite akuzuan Hamasin se strehon operativët e saj dhe infrastrukturën ushtarake në kampet me të zhvendosur, duke i përdorur njerëzit e pafajshëm si mburojë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë