Kërcënimet e Vuçiç për Kosovën, eksperti i sigurisë: Po i shërben Albin Kurtit

10 Shtator 2024 | 21:29

Vuçiç deklaroi këtë të martë se do të marrë masa brenda 72 orësh ndaj Kosovës, deklaratë e ardhur pas takimit të tij me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj e komentoi këtë deklaratë të Vuçiç vetëm si një lojë politike të Albin Kurtit, ku si proces ai e shfrytëzon në sajë të zgjedhjeve që paraprijnë Kosovën.

Ish-anëtari UÇK-së, Goxhaj e komentoi këtë proces në emisoni Now me Erla Mëhillin kështu:

“Serbia nuk ka kapacitete politiko-ushtarake për të hyrë në Kosovë, pra masat që do marrë janë për çështjen e dialogut të propozuar nga Lajçak, i cili tha se do të kemi takime në Kosvoë e po ecën çdo gjë në vijë. Edhe Vuçiç ka vendsour që ti japë atë kortezinë që kty i fundit i ka dhënë Vuçiç. Tani ka Kurti nevojë për të. Në fillim vendosi Kosova, tani do i vendosë Vuçiç kushtet për marrëveshjen, sepse Kurtit nuk i ineterson t’a bëjë këtë pasi është para zgjedhjeve. Çdo lloj bisedimi i humbet votat.”

Sipas tij, për t’i ardhur në ndihmë Kurtit është edhe Bashkimi Europian, ku pritet që nga kjo “lojë”, do vendosen disa kushte, për të cilat do ngrihen në protestë serbët në Kosovë.

“Çdo gjë është për çështje politike, i shërben Albin Kurtit. Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, vetëm se t’i shërbejë Albin Kurtit, e ky proces do të vazhdojë,”-përfundoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026