Mesazhet e kryediplomatit turk në Kosovë: Ndihmojmë në të gjitha aspektet e sigurisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, nuk ka dhënë shumë detaje se si do të duket marrëveshja për siguri ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.
Ai në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Turqia e mbështet Kosovën dhe tha se kjo është “normale”.
“E mbështesim Kosovën dhe e kemi një vetëdije të qëndrueshme lidhur me këtë dhe që nga dita e parë kemi pas një ndjeshmëri të madhe që të përforcohen institucionet kosovare në mënyrë që të t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve shërbimet e duhura. Në këtë kontekst është edhe siguria. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Këto janë të gjitha që mund të them”.
“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Dialogu politik tashmë është në një nivel të shkëlqyer. Duke përfituar nga kjo, duke adresuar çështjet tona të sigurisë me një qasje afatgjate, ne tani kemi dëshirë që dialogun ta vendosim në një kuadër institucional. Nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës do të jetë i pari i këtij bashkëpunimi. Së këndejmi do të forcojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë ekonomik”, tha Fidan.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk