Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kurjan, zbardhet dinamika: Fillimisht u zunë fëmijët

11 Shtator 2024 | 11:07

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur në Kurjan të Roskovecit ditën e martë, ku u vranë me armë zjarri Gramos dhe Vladimir Kurtaj.

Konflikti nisi mes djalit të autorit dhe djalit të Gramos Kurtajt. Autori ka në pronësi një pulari në këtë zonë, ndërsa banues është në Fier.

Gjatë ditës së djeshme puntori i pularisë së autorit ka pasur një debat me viktimat.

Këta të fundit i kanë shkuar edhe tek shtëpia Altin Kukës për t’u sqaruar, por nuk e kanë gjetur aty. Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në biznesin e tyre kur autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka shkuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Armën e krimit e ka pasur në bagazh dhe pasi ka qëlluar për vdekje vëllezërit 52-vjeç dhe 46-vjeç është vetëdorëzuar.

Përcjellja për në banesën e fundit e dy vëllezërve do të bëhet këtë të mërkurë në orën 15:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026