“Blindohet” SPAK, forcat e policisë rrethojnë godinën para mbërritjes së Berishës
Forcat e Sigurisë Kombëtare si dhe efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar godinën e Prokurorisë së Posaçme në prag të protestës së thirrur nga opozita.
Protesta pritet të mbahet në orën 12:00, kur në ambientet e SPAK do të mbërrijë ish-kryeministri Berisha të cilit do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”.
Në kuadër të masave të marra nga policia nuk është lehuar të parkohet asnjë automjet i stafit të prokurorisë apo gjykatës në ambientet e jashtme të godinës.
Edhe Garda e Republikës ka shtuar masat me grupe efektivësh të cilët qëndrojnë brenda rrethimit të SPAK dhe GJKKO.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten mesditën e sotme në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se protesta e së mërkurës do të jetë e organizuar kryesisht nga strukturat e PD-së në Tiranë dhe qyteteve përreth, por jo në përmasat e një tubimi kombëtar si ai që u organizua në korrik në bulevard.
Mësohet se protesta do të zgjasë aty që nga momenti kur do të mbërrijë Berisha e deri kur para prokurorëve të SPAK të paraqitet dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Skenari paraprak i protestës nuk parashikon akte të dhunshme, por një demonstrim qëndrese dhe besnikërie ndaj Sali Berishës, me shpresën se pasi ky i fundit të mësoje akuzën të mund të kërkojë lirimin dhe mundësinë për të lënë arrestin shtëpiak, masë të cilën e vuan që prej 31 dhjetorit 2023.
Gjithsesi ky është një variant që do duhet të presë të paktën disa ditë të tjera pas marrjes së akuzës, pasi do të jetë Gjykata ajo që do të shprehet nëse Berisha do qëndroj në shtëpi gjatë kohës që do jetë me statusin e të pandehurit, apo do të jetë me ndonjë masë më të lehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)