“Emigrantët s’janë dakord me qeverisjen”- Milori: Kur vijnë në Shqipëri ‘çmenden’
Gazetarja Mirela Milori është shprehur se emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë të pakënaqur me qeverisjen në Shqipëri.
Komentet Milori i bëri në emisionin ‘Barometri’ në Euronews Albania, ku tha se emigrantët kur vijnë në Shqipëri ‘çmenden’ nga disa parregullsi që nuk i hasin në vendet ku jetojnë.
Ajo tha gjithashtu se ndikimi i votës së diasporës në jetën politike të vendit do të varet nga mënyra sesi ajo do të aplikohet.
Sipas Milorit, do të jenë votat ‘gri’ ato që do të vendosin për qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të vitit 2025.
“Është një debat më vete nëse ata njerëz do sjellin atë frymë këtu apo jo. Emigrantët që jetojnë andej nuk janë dakord me qeverisjen. Ata që jetojnë andej dhe që e duan shumë Shqipërinë, se ju ka ngelur ora që thoni nuk e duan Shqipërinë. Ata njerëz kur vijnë këtu çmenden.
Çmenden sepse nuk ka një rrugë me trotuar, nuk ka kondicionim në të gjitha ambientet. Ne na duken çmenduri ato që thonë ata, por ato janë normale. Nëse vota e diasporës, nëse ne nuk bazohemi te programet, ata do të marrin programet.
Unë them duhet parë zona gri një dhe e dyta duhet parë si do të aplikohet vota e diasporës, në sensin që nëse do të shkojë 30 euro për një person dhe 4 persona 120 euro, atëherë shumë prej tyre mund të thonë pse duhet të votoj. Vota e diasporës do të jetë një votë e një pasqyrimi të një Shqipërie, parë në optikën e një njeriu që jeton në optikën e një vendi me legjislacion të mirë”, tha Milori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës