“Berisha nuk mund të trajtohej kështu” , Vangjeli: Burg i mentalitetit stalinist

12 Shtator 2024 | 22:16

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur në emisionin Now me Erla Mëhillin se vendimi ndaj ish-kryeministrit Berisha që ai të qëndronte në arrest shtëpie deri në komunikimin e akuzës ishte i padrejtë, duke e krahasuar me një burg të mentalitetit “stalinist”.

Në fjalën e tij Vangjeli tha se do duhej që të ndahej qëndrimi politik i Parlamentit, nga qëndrimi juridik i SPAK, lidhur me gjithë periudhën ku kreu i Partisë Demokratike ka qendruar në arrest shtëpie.

“Ka një moment keqkuptimi të madh sepse ka dy përplasje, gjykimin juridik dhe gjykimin politik. Element të njëri transportohen tek tjetri dhe anasjelltas, e dilet në konkluzione të gabuara. Duke filluar nga e para, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk është e vërtetë si aksiomë,sepse Kushtetuta për shkak të funksioneve të veçanta, për shkak të qenurit i zgjedhur i jep një mbrojtje të posaçme përpara ligjit. Pra zoti Berisha nuk mund të trajtohej në një mënyrë të tillë. Ne vazhdojmë ende me mentalitetin stalinist. Çfarë shërbeu që ai qëndroi 250 ditë, derisa dje ju komunikua akuza,” -tha Vangjeli.

Sipas tij, Berisha u pengua në procesin e tij politik dhe nuk do të duhej të kishte një masë sigurie, e vetë Parlamenti do duhej që ti jepte lirinë derisa të përfundonin hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026