Vrasja e dyfishtë në Roskovec, dalin para gjykatës autori e të përfshirë të tjerë
Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, mbetën viktima të një grindjeje që kishte nisur fillimisht mes fëmijëve të tyre. Ditën e sotme janë paraqitur në Gjykatën e Fierit, të përfshirët në këtë krim.
Në orën 14:00 janë paraqitur në gjykatë ku do të njihen me masën e sigurisë:
- Altin Kukaj 49 vjeç autori
- Ervis Kukaj 21 vjeç djali
- Emauris Kukaj 18 vjeç djali
- Tomori Zykaj 67 vjeç Cukalat BR
- Dhe babai Y Kukaj 79 vjeç
Avokat i Altin Kuka dhe dy djemëve të tij është Endri Sulejmani ndërsa avokat i Tomor Zyka është Adrian Abazi. Prokurore e çështjes është Elona Gixhari ndërsa gjyqtare Glediana Bregu.
Kujtojmë se Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2024. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm.
Ndërkohë, 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West