Tentuan të kalonin me anije Kanalin Anglez, humbin jetën 8 persona
Tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin Anglez nga veriu i Francës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet detare franceze më 15 shtator, ndërkohë ka dyshime se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
Sipas të dhënave, incidenti ndodhi të premten, pak para mesnatës, kur autoritetet panë një anije që po barte dhjetëra persona.
Një anije franceze u dislokua në zonë për t’u dhënë ndihmën e parë emigrantëve. 53 emigrantë u nxorën në breg.
“Pavarësisht ndihmës emergjente të ofruar, tetë persona kanë vdekur”, thuhet në njoftimin e autoriteteve francezë.
Roja bregdetare e Francës po vijon kërkim për persona të tjerë që mund të kenë rënë në det. Incidenti i së dielës vjen dy javë pasi një anije me emigrantë u fundos në Kanalin Anglez, teksa emigrantët po tentonin të arrinin në Britani nga veriu i Francës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor