“E ardhmja e Shqipërisë është BE”, Rama në Përrenjas: Votoni PS që të mos kthehemi 8 vite pas
Nga Përrenjasi, kryesocialisti Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste që të mos kthehen 8 vite pas.
Duke folur për largimin e të rinjve nga vendi, Rama tha se ata që largohen tani, e kanë një profesion dhe jetojnë me dinjitet në vendet ku shkojnë.
“Nëse biem pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule, që vijnë vërdallë me buri e me makina dhe ndalojnë duke thënë do t’i japim 1 mije euro këtij, 5 mijë atij, i keni parë, me buri e me makina, Xhaferrët, Sudet, Vehbitë. E çfarë pamë më pas, pamë atë që mos e paftë kurrë më asnjë familje e këtij vendi, pamë atë që thotë populli, që rruga e shkurtër të nxjerr gjatë. Na nxori jo vetëm gjatë, por na nxori në fundin e një gremine ku vuajtëm për t’u ringritur.
Nuk është mëkat për një vajzë apo djalë të largohet në një vend tjetër për një perspektivë për vete, por dua që edhe kur largohet të rinjtë shqiptarë të kenë një zanat me vete, të jenë të armatosur me dije dhe aftësi, të kenë një vend të sigurt pune e të mos bien pre e trafikantëve”, tha kreu i PS.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus