Askush si Manchester City në 4 ndeshjet e para, “lumë golash” nga Haland

16 Shtator 2024 | 14:34

Gara pritet të jetë e fortë nga java në javë në kampionatin anglez, por është një skuadër e cila gjithmonë do të konsiderohet pretendente, për aq kohë sa në krye qëndron Pep Guardiola. Manchester City synon që në nisje të shkëputet nga ekipet e tjera, kun ë 4 javë i ka pikët e plota, duke fituar në cdo përballje, madje konfirmuar dhe si sulmi më i mirë. Kjo nuk është aspak dicka e re, sepse edhe vitin e shkuar “the cityzens” ngritën lart trofeun e kampionit.

Këtë vit synojnë të njëjtën gjë, por është ende herët për të vendosur diktatin, pasi diferencat me kundërshtarët janë të pakta. Përballja e radhës do të jetë domethënëse për vijimin e garës, pasi përballet me Arsenalin e vendit të dytë, që vjen pas triumfit në derbin me Tottenham. Të besuarit e Guardiolës mposhtën Brentfordin në ndeshjen e fundit, që u mbyll në shifrat 2-1, me dopietën e Erling Haaland.

Norvegjezi është lider i padiskutueshëm dhe një makineri golash. Në 4 javë ka shënuar plot 9 herë, 2 më pak nga cka realizuar e gjithë skuadra. E thënë ndryshe 80% e golave kanë autorësinë e tij. Jo vetëm në Angli, por 24-vjeçari është shënuesi më i mirë i gjithë Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026