Berisha i përgjigjet Ramës: PS do të marrë sa vota mori Ramiz Alia në 1992-shin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Rama sa i takon rezultatit që deklaroi se do të marrë PD në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Për Berishën, në çdo zgjedhje të lirë, Rama do të marrë vota aq sa mori në vitin 1992 Ramiz Alia.
“Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë”, tha Berisha.
Berisha iu përgjigj në këtë mënyrë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Asamblenë e PS tha se PD në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marr më shumë vota se sa ka marrë në vitin 1997.
“Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë. Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bënë anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marr më shumë mandate se në 1997”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur