Provimet e lirimit, nxënësit ankohen se përgatitja online nuk është efikase

13 Prill 2021 | 14:46

Nxënësit e klasave të nënta për pak ditë nisin përgatitjet për provimet e lirimit që do zhvillohen në muajin qershor. Por, marrja e njohurive herë online e herë në shkollë duket se u ka sjellë pasiguri.

“Deri tani jemi marrë me mësimet që kemi pasur, nga mesi i prillit besoj do fillojmë me tezat që kanë rënë në vitet e kaluara. Po kemi mësim të alternuar. E njëjta siç do kishte qenë nëse do ishim vetëm në shkollë nuk është, po shpresojmë të ketë rezultat”, u shpreh një nxënës.

“Në mësimin online përgatitja nuk është aq e mirë sa në shkollë, por ne po mundohemi të mësojmë”, tha një tjetër.

Vitin e kaluar për shkak të situatës me Covid-19 provimet për klasat e nënta u pezulluan, por këtë herë po veprohet ndryshe.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë na tregon se gjatë provimit në klasa nuk do ketë më shumë se 10 nxënës.

“Duke qenë se jemi në situatën e Covid-19, ne si zyrë arsimore kemi marrë masa që të jenë qendra të cilat respektojnë të gjithë protokollin Covid-19. Që do të thotë largësia e nxënësve prej 2 metra nga njëri-tjetri  dhe njëkohësisht jo më shumë se 10 nxënës në klasa. Qendrat e provimit do të kenë nga 120 deri në 253 nxënës”, u shpreh drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, znj.Erjeta Alhysa.

Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë herë pritet që 60% e provimit të jetë me alternativa dhe 40 % me zhvillim, ndërsa ripërsëritjet e njohurive pritet të nisin javën e ardhshme.

“Pak a shumë nga java që vjen ky proces do fillojë, çdo mësues ka planin e tij të grafikut sesi do ti zhvillojë këto konsultime. Besoj që me zbutjen e situatës që jemi, pra me bërjen e vaksinave, shpresojmë që të rikthehen edhe nxënësit  e klasave të nënta ashtu si maturantët, që këto konsultime të jenë akoma edhe më efikase”, tha më tej zonja Alhysa.

Provimi i parë që do të zhvillojnë nxënësit e klasave të nënta do të jetë në lëndën e gjuhës shqipe në datën 16 qershor, për të vijuar më tej me provimin e matematikës dhe gjuhës së huaj. Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026