Kolonia e artit viziv, 20 piktorë nga e gjitha bota shpalosin punimet në Pogradec
20 piktorë nga mbarë bota kanë ekspozuar në Pogradec punimet e tyre të edicionit të 15-të kolonisë ndërkombëtare të artit viziv.
Saimir Ahmeti, kuratori i kësaj kolonie tha se pikë referimi e artit viziv është kryqëzimi i vlerave të përbashkëta profesionale të këtyre artistëve.
Artistët e huaj janpin përshtypjet e tyre nga ajo çfarë kanë gjetur në Pogradec, aty ku edhe janë inspiruar për punimet e tyre.
“Vij nga Koreja, është hera ime e parë në Pogradec. Unë vendosa të pikturoj në një mënyrë të veçantë me fokus shqiponjën sepse e pashë që ju e keni simbol kombëtar”,- tha Yeonsun Kim, piktore koreane.
“Unë vij nga Lituania, emri im në lituanisht do të thotë lule e vendosa të pikturoj lule të ndezura rreth me zjarr e me pasion. Pashe gjallëri në Pogradec dhe vendosa ta mishëroj në pikture”, tha Ziedune Alknatie, piktore lituaneze.
“Vij nga Serbia, është hera ime në Shqipëri. U ndjeva shumë mirë, mikpritje fantastike e aq më tepër me kolegët nga bota të cilët bashkëpunuan dhe krijuan ura bashkëpunimi. E vlerësoj shumë që më pritet mirë”,-u shpreh piktorja serbe Liljana Nedeljkov.
“Vij nga Anglia, kam lindur në Irak, kam disa vite që kam ardhur në Pogradec, çdoherë kur vij ka diçka të re për t’u parë e për t’u pikturuar. Vendosa që në pikturat e mia të mbizotërojë ngjyra e zezë, sepse ka ardhur momenti që drita të shfaqet me tepër e drita shfaqet kur ka shumë errësirë “,-tha tha Lina Sami Ogaily, piktore irakiaane.
Artistët ndërkombëtare kanë qëndruar një javë në Pogradec ku jo vetëm kanë krijuar artin e tyre në këtë qytet, por kanë krijuar edhe ura bashkëpunimi për të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)