Karamuço zbulon emrin e drejtorit të policisë që është kërcënuar nga bandat

17 Shtator 2024 | 21:10

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht teksa jemi në prag të garës për kreun e ri të policisë së shtetit.

Ai tregoi se kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj që u përmend në Parlament nga Gazment Bardhi si emër në përgjimet SKY ECC, është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt.

“Lajmi duhet të kishte dalë që në atë kohë. Drejtori i policisë së Elbasanit që i është sekuestruar telefoni është kandidat për kreun e policisë së shtetit. Nuk mendoj se është vetë sulm politik, por duke i përdorur tani është sulm nën brez, kjo propagandë që bëhet për disa nga këta që nuk kanë prova por flitet, je i lidhur me filan bandë, është komisioni që i vlerëson këta, gjyqi publik duhet të marrë fund. Hetimi ka ndodhur, janë hapur kodet e telefonave, janë çuar në laborator de është parë gjithçka, është SPAK që duhet të thotë nëse ka pasur apo jo gjë, se këta njerëz ndërkohë do të garojnë. Drejtori i Shkodrës ka pasur një vit shumë të vështirë në Shkodër, me ngjarje të rënda kriminale, e ka përballuar dhe ka bërë aksione pa fund për asgjësimin e bimëve narkotike. Dhe është kërcënuar nga bandat, ai nuk e pranon vetë në media se nuk do të ulë autoritetin e të viktimizohet, por në ditët në vijim është kërcënuar, edhe në atentatin e fundit ai është kërcënuar”, tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026