Vdekja e Gerti Bogdanit, Ilir Meta: Humbje e pazëvendësueshme. Krijoi model pozitiv
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.
Meta shprehet se është thellësisht i trishtuar për vdekjen e politikanit 44-vjeçar, i cili u nda nga jeta mesditën e kësaj të mërkure për shkak të një ataku kardiak.
Meta shkruan se Bogdani ka krijuar një model pozitiv për të rinjtë gjatë gjithë angazhimit të tij në politik duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Postimi i plotë
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet