“Nuk do doja ta dëgjoja kurrë humbjen e Bogdanit! Trishtimi i Topit

18 Shtator 2024 | 15:27

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për Euronews Albania shprehu trishtimin dhe dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit, humbjen e të cilit siç tha, nuk do të donte ta dëgjonte kurrë.

“Ka qenë për mua një lajm i tmerrshëm, shokues sepse përveç të qenit publik, Gerti Bogdani është një nga pjesëtarët e familjes Bogdani me të cilët unë kam miqësi personale dhe familjare, është një ndarje e parakohshme e një njeriu që do ta veçoja nga çdo politikan tjetër. Një djalë me një sfond të fortë akademik, qytetar që nuk ka ditur të shkëmbejë edhe me kundërshtarin politik ndonjë fjalë me konotacion politik, është një humbje e madhe për prindërit e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe sinqerisht ndihem shumë i pikëlluar. E kam takuar për koincidencë për një rast vdekjeje vetëm një javë më parë; gjithmonë i qeshur, i komunikueshëm, e kam takuar në shumë raste, kemi ndenjur afër bashkë. Ishte njëri me aspirata për jetën, vërtetë ishte pjesë e një partie por asnjëherë nuk ka qenë peng i partive politike”, tha Topi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026