“Rrallë gjen njerëz si ai”, Sula për vdekjen e Gert Bogdanit: Humbje shumë e madhe
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllime ndaj familjes së të ndjerit, Gerti Bogdani.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike u nda nga jeta papritur pasi pësoi arrest kardiak mesditën e kësaj të mërkure, ndërsa ishte në ambjentet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e kombit”.
Në një lidhje live në Euronews Now, kolegu i tij deputeti Dashnor Sula tha se Bogdani shte një njeri i veçantë dhe ishte për tu admiruar qetësia dhe maturia e tij.
“Kur e morëm vesh shpresuam t’a kalonte sepse na thanë që miku ynë Gerti Bogdani kishte pësuar arrest kardiak. Kur ndodhin fatkeqësi apo kur humb jetën një person mundohem të them fjalë të mira, por në rastin e Gertit fjalët do të jenë shumë të mira, me shpirt. Kishte diferencë moshe 10 vite me mua dhe po ju them që në vitin 2013 e dëgjoja në Parlament që ishte më i vogël dhe më këshillonte me një sjellje për tu admiruar. Rrallë mund të jenë njerëz të tillë si Gerti që kurrë nuk e kemi dëgjuar që të fliste prapa krahëve për kolegët apo dhe për kundërshtarët e vetë. Kudo ku fliste ishte shumë për tu vlerësuar, vinte nga një familje nga Tirana dhe ishte shumë i veçantë. Një humbje shumë e madhe për familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat. Ka patur një difekt që pinte shumë duhan dhe kur isha me të dhe e shikoja me qesën që ndizte cigaren, i thoja: Gert je shumë i ri për të piRë kaq shumë duhan. Ai më shihte me atë buzqeshjen e tij dhe ecte përpara.” -u shpreh Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Pa fjalë”- Flet miku i Gert Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt
- Vdekja e Gerti Bogdanit, Ilir Meta: Humbje e pazëvendësueshme. Krijoi model pozitiv
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve