Muri antik i Butrintit, mungon rruga për vizitorët në hapësirat arkeologjike
I ndërtuar në shekullin 4-3 p.e.s, Muri i Demës, i ndodhur mes Sarandës dhe Ksamilit, shërbente si fortifikatë e qytetit antik te Butrintit ndaj sulmeve të ushtrive armike.
Muri konsiderohet një mburojë antike e rrallë, që niste në detin Jon dhe përfundonte në Liqenin e Butrintit.
“Nga maja e kesaj kodre ne veshtrojme bukur ne anen perendimore ku laget nga detit dhe perfundon muri i Demes ne fazen e pare, ( Shek 3–4 para krishtit) vazhdimesia ne shek 6 pas Krishtit ne periudhen e perandorit Justinian kur ku mur u rindertua, dhe faza e trete ne periudhen Bizantine i ndertimit te manastirit te Shen Gjergjit. Domethene kemi 3 faza, ku i kane dhene jete kesaj kodre”, thotw arekologu Halil Shabani.
Sot nga Muri i Demës shume pak mund të shihet me sy të lirë, pasi është i mbuluar nga bimësia.
“Ketu ndodhet trakti me i bukur por ne 2009 me nderhyrjet qe u bene ne xhade duhej qe nenkalimi te ishte bere i plote dhe te dukej gjithe trakti i murit me gjeresine e plote”, shprehet ai.
Murin e Demës, sot e njohin shumë pak për shkak se nuk ka një rrugë se si të shkosh atje.
Muri i Demës mbetet një nga veprat unike monumentale në trojet shqiptare, që daton më shumë se 2300 vite më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump
- 17:38 Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman
- 17:29 Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, gjyqtarët nuk ndikohen nga presidenti i FIFA