Qeveria ruse miraton listën e vendeve që imponojnë ‘qëndrime shkatërruese’
Qeveria ruse ka miratuar një listë të vendeve që po imponojnë “qëndrime shkatërruese” dhe kundërshtojnë “vlerat shpirtërore dhe morale ruse”.
Lista e miratuar nga qeveria përfshin 47 vende dhe territore, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe SHBA-në.
Vetëm tre vende të NATO-s – Sllovakia, Hungaria dhe Turqia – nuk u përfshinë në listë.
Kryeministri rus ,Mikhail Mishustin nënshkroi listën përkatëse, duke mundësuar zbatimin e dekretit presidencial të 19 gushtit për “dhënien e mbështetjes humanitare për personat që ndajnë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”.
Dekreti presidencial parashikon një procedurë të thjeshtuar për aplikimin për rivendosje në Rusi për ata që nuk pranojnë “qëndrime shkatërruese neoliberale”, në vendet e tyre që bien ndesh me vlerat tradicionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)