Kontestime dhe përplasje në PD-në e Lezhës për Gjekmarkajn

21 Shtator 2024 | 13:13

Në mbledhjen e parë të organizuar me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë, ku Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka prezantoi përballë demokratëve të këtij qarku, drejtuesin e ri politik, Agron Gjekmarkaj, ka pasur debate dhe përplasje të forta.

Gjekmarkaj është kontestuar nga një numër i madh drejtuesish lokal të PD në Lezhë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij.

Disa prej zyrtarëve lokal të PD në këtë qark kanë deklaruar se nëse Gjerkmarkaj do të vendoset përfundimisht si drejtues politik në Lezhë, ata nuk do të dalin në fushatë për të kërkuar vota për Partinë Demokratike.

Disa të tjerë mësohet që të kenë kërkuar respektimin e primareve, një parim që u premtua nga Sali Berisha në Kuvendin 11 dhjetorit 2021.

Agron Gjekmarkaj ka dalë deputet nga listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por atëherë ishte i dyti në listë pas Mark Markut, që ishte drejtues politik.

Kontestimi ndaj Gjekmarkajt në bazë lidhet me qëndrimet që ai mbajti gjatë 2 viteve përplasje të brendshme në PD.

Në fillim të kësaj përplasje Agron Gjekmarkaj ishte kundër lëvizjes së Sali Berishës, por në 12 muajt e fundit ndryshoi qasje, ku bashkë me disa deputetë të tjerë pjesë e “grupimit Bardhit” që u afruan në PD dhe morën disa poste drejtuese në parti dhe së fundmi në fillim të shtatorit, kryedemokrati Berisha iu besoi disa qarqe të rëndësishme, si Lezha, Kukësi, Fieri, Dibra apo Elbasani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026