Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur
Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një person të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët.
Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë e fryrë të dilnin nga shtrati, përmbytën shtëpi dhe bllokuan disa banorë në rajonin që ende po rikuperohej nga tërmeti vdekjeprurës i 1 janarit.
Në Suzu, një person humbi jetën dhe një tjetër u zhduk pasi u mor nga përmbytjet. Një tjetër person u zhduk në qytetin e afërt, Noto, sipas autoriteteve të prefekturës.
Në Wajima, katër persona u zhdukën pasi u raportua për rrëshqitjeje dheu. Ata ishin ndër 60 punëtorët që po riparonin një tunel të dëmtuar nga tërmeti i janarit, raportoi NHK, duke shtuar se edhe një person tjetër ishte zhdukur për shkak të përmbytjeve në një vend tjetër të qytetit.
Në qytetin Noto, dy persona u plagosën rëndë ndërsa po vizitonin shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti kur një rrëshqitje dheu i goditi.
Të paktën 16 lumenj në Ishikawa kishin dalë nga shtrati deri të shtunën pasdite, sipas Ministrisë së Tokës dhe Infrastrukturës. Banorët u këshilluan të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe dëmeve në ndërtesa.
Sugimoto Satoshi nga Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë tha se “Ky nivel reshjesh nuk është përjetuar kurrë më parë në këtë rajon. Banorët duhet të sigurojnë menjëherë sigurinë e tyre. Rreziku për jetën e tyre është i pashmangshëm”.
Deri në pasditen e së shtunës, rreth 1.350 banorë po strehoheshin në qendrat e komunitetit, palestrat e shkollave dhe objekte të tjera të qytetit, thanë autoritetet./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit