Diplomati: Pse Albin Kurti duhet të mbledhë gjithë faktorin politik shqiptar

21 Shtator 2024 | 20:03

Diplomati Arjan Starova është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të mbledhë të gjithë faktorin shqiptar në një takim, për të diskutuar mbi veprimet e tij për shtrirjen e sovranitetit të vendit në Veri.

Komentet Starova i bëri në emisionin ‘Balkan Talks’ me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se nëse i përqindja më e madhe e faktorit politik shqiptar del në një mendje me Kurtin për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri, atëherë sipas tij, edhe faktori ndërkombëtar do të stepet për t’i dalë kundër qeverisë së Prishtinës për veprimet e saj.

Ai tha gjithashtu se nuk mendonte se dikush nga faktori politik shqiptar nëse do të uleshin në një tryezë të përbashkët, do të ishte kundër veprimeve të Kurtit për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri.

“Nuk kemi parë asnjë lloj procesi për Radojçiç, e jo më dënime të tjera. Pra e mbështes plotësisht qeverinë Kurti. Kurti do të bënte mirë që për këto veprime të tijat që kritikohet edhe brenda, do të bënte mirë që të koordinohej me të gjithë faktorin politik. Ma merr mendja se asnjë nga faktori politik nuk mund t’i thoshte diçka konkrete pse ai po shtrinte sovranitetin në veri të Kosovës.

Nëse ulen të gjitha partitë bashkë me Kurtin, askush nuk mund të thotë që ai po vepron gabim në Veri. Gjëja e parë që duhet të bëjë Kurti është që të mbledhë tërë faktorin shqiptar. Dhe aty brenda nëse politika që ai ka ndjekur me qëndrimin në Veri, do i jepet në përqindjen më të madhe të drejtë, atëherë edhe faktori ndërkombëtar do të mendohet mirë para se të thotë përshembull ‘të mos hapet Ura e Ibrit se na dëmtohen ushtarët ne’.

Të tërë e dinë kush e ka thënë. Këto nuk janë argumenta për çështje të mëdha. Përballë çështjes së rëndësishme argumentat që jepen janë të një niveli që është shumë më poshtë se tryeza e diskutimit politik dhe diplomatik”, tha Starova.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026