Kurti për masat e Vuçiçit për Kosovën: Janë pjesë e fushatës agresive

17 Shtator 2024 | 15:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

Para mediave, Kurti të martën foli për hedhjen e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri, ku tha se ata që bënë këtë krim do të ndiçen nga organet vendore.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiçen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit tha se masat e Vuçiçit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jo-paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiçit, është nënshkrimi i marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiç, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale. Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka folur edhe për takimin e sotëm në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026