Vështirësohen llogaritë e Hansi Flick, Barcelona me 8 lojtarë të dëmtuar
Infermieria e Barcelonës duket se është plot në këtë fillimsezoni, duke ia vështirësuar llogaritë trajnerit Hansi Flick, i cili duhet të veprojë pa një pjesë të protagonistëve. I fundit dhe ndoshta më i rëndësishmi është Ter Stegen, që pësoi një dëmtim serioz në përballjen me Villareal, me gardianin gjerman që u zëvendësua nga Pena në fundin e pjesës së parë. 32-vjeçari, sipas stafit mjekësor ka pësuar një dëmtim në gju, e me gjasa mund të humbasë sezonin, që do të ishte një goditje e fortë në dëm të klubit blaugran.
Mungesat dhanë pasojat e tyre në Ligën e Kampionëve, aty ku Barcelona u mposht nga Monaco, ndërsa në La Liga situata është më pozitive, pasi në 6 javë, numëron 6 fitore.
Trajneri Flick duhet të androjë skuadrën në mungesë të Ter Stegen, Gavit, Olmo, De Jong, Araujo, Christensen, Lopez dhe Bernal, sidomos kur njëri prej kundërshtarëve të radhës është Bayerni i Mynihut, një ndër ekipet që i shënon më shumë blaugranëve. Edhe pse ka ende kohë nga ky duel ndoshta mund të rikthehet ndonjë prej të dëmtuarve, Flick duhet të nisë nga puna, në mënyrë që të shmangë humbjen e thellë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës