Krijimi i shtetit Bektashi, diplomati: Çfarë pritet nga “Republika e Baba Mondit”
Ambasadori Sokol Gjoka ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tregoi disa nga vështirësitë me të cilat do të përballet, nëse krijohet, Shteti i Urdhrit Bektashi.
Gjoka tha se një shtet i ri e ka të domosdoshme njohjen ndërkombëtare e për këtë përveçse kërkon një territor të caktuar dhe një popullsi të qëndrueshëm, i duhet edhe një qeveri efektive dhe një qeveri që krijon marrëdhënie diplomatike.
Gjoka tha se krijimi i këtij “shteti brenda shteti” do të ketë një rrugë shumë të gjatë e problematike, ndërsa kujtoi se Vatikanit, si i cili synon të jetë e ky shtet i Bektashinjve, i janë dashur shekuj që tashmë të njihet nga 183 vende të botës.
“E para njëherë ky shtet duhet të fitojë “qytetarinë ndërkombëtare” pra mbështetjen ndërkombëtare dhe mbështetja ndërkombëtare fillimisht fitohet nga njohjet reciproke. Shtete të ndryshme në botë duhet të njohin këtë shtet të ri që do të krijohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër është vendosja e marrëdhënieve diplomatike e këtij shteti të ri që mund të krijohet me shtetet respektive. Pra sa do e njohin shtetet respektive këtë shtet të ri që mund të krijohet. Krijimi i një shteti përveçse kërkon një territor të caktuar një popullsi të qëndrueshëm, një qeveri efektive dhe një qeveri që krijon marrëdhënie diplomatike, atëherë mund të fillojë njohja reciproke.
Vatikanit i janë dashur shekuj që të arrijë në këtë gjendje e tani njihet nga 183 vende në botë. Pastaj pjesa tjetër është se si do të ecë njohja ndërkohë që shteti i ri duhet të bëhet pjesë e disa strukturave dhe traktateve ndërkombëtare. Në rast se shteti i ri do të ecë në rrugën e konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike, atëherë si çdo shtet i ri do synojë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në organizmat e tjerë kombëtar e rajonal”,-tha diplomati Gjoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq