“Lëreni Libanin tani”, Starmer thirrje britanikëve të largohen pas sulmeve izraelite

25 Shtator 2024 | 17:20

Kryeministri britanik u ka thënë shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar në Liban që të “largohen menjëherë” pasi luftimet u intensifikuan midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Sir Keir Starmer tha se ” po shtohen planet e emergjencës” dhe paralajmëroi se “jemi potencialisht në prag” të një lufte të plotë.

Ministria e Mbrojtjes (MM) po dërgon 700 trupa në Qipron e afërt për t’u përgatitur për evakuimin e mundshëm të shtetasve britanikë nga Libani dhe qeveria “vazhdon të këshillojë kundër çdo udhëtimi në Liban”.

Britanikët janë këshilluar të rezervojnë fluturime jashtë vendit, në një kohë kur ka opsione të kufizuara në dispozicion.

Situata në vend, ku sulmet izraelite thuhet se vranë më shumë se 560 njerëz këtë javë, përshkruhet si përkeqësim “me shpejtësi, me pasoja shkatërruese”.

I pyetur nga gazetarët se si kryeministri britanik do të siguronte që situata të mos ishte një përsëritje e kaosit në kryeqytetin afgan Kabul kur talebanët morën kontrollin në gusht 2021 , Sir Keir tha: “Mesazhi më i rëndësishëm nga unë për shtetasit britanikë në Liban është largimi i menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026