Rezultatet e Europa league: Man Utd ndalet nga Twente, Lazio fiton lehtësisht

26 Shtator 2024 | 09:49

“Djajtë e kuq” e kanë nisur me zhgënjim rrugëtimin në Europa League, ku kanë barazuar me Twenten.

Në Old Traffordin e tejmbushur, Manchester United nuk ia doli të marrë 3 pikët e para në këtë rrugëtim të ri edhe pse arriti të kalonte i pari në avantazh. Eriksen zhbllokoi shifrat në fraksionin e parë, por miqtë dhanë shkëndija gjithashtu.

Në pjesën e dytë ishte Lammers që riktheu ekuilibrat, ndërsa shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Nga 1 pikë për secilën skuadër.

Paralelisht luanin dhe Galatasaray me Paokun e Lazio me Dinamon e Kievit. Italianët e patën të lehtë të merrnin fitoren, ku triumfuan në shifrat 0-3, ndërsa ekipi turk pas një pjese të parë pa gola, ia doli të bënte mirë në fraksionin tjetër. Fitore 3-1 që i ngjit mes ekipeve të kreut në tabelën e klasifikimit.

Sa i përket dueleve të tjera, 3 pikë morën dhe Slavia Pragës, Anderlecht, Alkmaar dhe Bodo Glimt. Midtjylland-Hoffenheim dhe Nice-Real Sociedad u mbyll në shifrat 1-1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026