Dënimi me burg i Ervin Salianjit, shpërthejnë kolegët: Diktaturë! Persekutim politik
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin Ervin Salianjin për veprën penale të kallëzimit të rremë.
Në lidhje me dënimin e gjykatës për atë që njihet si dosja “Babale”, kanë reaguar ashpër dhe kolegët e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike.
Dhurata Çupi e ka cilësuar 26 shtatorin si ditën më të keqe të demokracisë, pasi politika dhe krimi i organizuar kanë përdorur drejtësinë për t’u hakmarrë ndaj një deputeti që i ka kallëzuar.
“Sot është një ditë e keqe.
Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë!
Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha!
Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë”, shkruan Çupi në rrjete sociale.
Ndërkohë që kolegët e tjerë të Salianjit, Kreshnik Çollaku dhe Tritan Shehu kanë cilësuar dënimit e Salianjit si perseutim politik.
“Dënimi i Ervin Salianjit, një deputeti të opozitës, në fillim të fushatës elektorale nuk meriton asnjë emër përveçse Persekutim Politik dhe është një shenjë se niveli i garancive demokratike në Shqipëri është në pikën e vdekjes”, shkroi Çollaku.
Postimi i Tritan Shehut:
Ky regjim po rikthen vitin 1946! Autokracia po shndërrohet në diktaturë!
Burgosja dhe izolimi i deputetëve janë dëshmi e qartë e kësaj!
Pas burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon.
Sot Salianji…
Nesër radha vazhdon, dhe mund të jetë e gjatë.
Askush nuk është më i përjashtuar, kudo në Shqipëri.
Deri kur kështu?!
Deri sa njerëzit të vendosin të përballen me regjimin
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në