Kryesia e PD merr vendimin: Protesta e parë në 6 tetor

26 Shtator 2024 | 22:43

PD mblodhi mbrëmjen e së enjtes kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha zbuloi se një nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme është që protesta e parë e opozitës të mbahet në 6 tetor.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim solli reagime të shumta nga të gjitha krahët e politikës. PD e cilësoi vendim politik dhe bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë të mirë për të vërtetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn

Ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër ka hyrë tashmë në historinë e futbollit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për rrjedhën dhe historitë që solli në fushë....
14:36 | 16/06/2026

SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë

SpaceX po thellon hyrjen në fushën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, duke arritur një blerje prej 60...
14:29 | 16/06/2026

U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më...
13:31 | 16/06/2026