Avokati: Salianji e ka pranuar të bëjë 1 vit burg, nuk ka ankimuar

27 Shtator 2024 | 20:20

Deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për akuzën “Kallëzim i rremë” lidhur me dosjen “Babale”, është dorëzuar pasditen e sotme në drejtorinë e policisë dhe më pas është transferuar në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin.

Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin People në Euronews Albania se nga ajo që lexohet në vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për Salianjin dhe të tjerët të akuzuar për kallëzim të rremë, vërehet se i vetmi që ka bërë ankim ndaj këtij vendimi është Fredi Alizoti.

Sipas tij, Salianji nuk ka dashur të bëjë ankim ndaj vendimit për arsye politike, ndaj ka pranuar vetë të bëjë 1 vit burg.

“Kur është dhënë vendimi i shkallës së parë, vetëm Fredi Alizoti ka bërë ankim, Salianji nuk ka bërë asnjë ankim. Çështja ka shkuar në Apel se e ka kërkuar vetëm njëri nga të pandehurit, akuza është në bashkëpunim, të gjithë janë të bashkëpandehur. Kjo tregon se Salianji nuk ka dashur të bëjë ankimim ndaj vendimit të dënimit të tij me 1 vit burg. Me sa kuptoj vendimi i mospranimit të ankimit nga Fredi Alizoti nuk thotë Saliaji, pra nga të gjithë të pandehurit vetëm Fredi Alizoti ka bërë ankim të tjerët jo. Koston politike e ka zgjedhur vetë, e ka pranuar vetë Salianji të bëjë 1 vit burg”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026