Historiania Kocaqi zbulon në Euronews krijimin e një partie të re: 3 bazat parimore
Historiania Elena Kocaqi ka zbuluar në Euronews Albania se së bashku me një grup njerëzish po punojnë për krijimin e një partie të re politike opozitare.
Kocaqi tha në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se partia do të quhet Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe pritet që muajin tjetër të regjistrohet në Gjykatë.
Ajo tha gjithashtu se kjo forcë politike do të ketë 3 baza parimore për ata persona që do të jenë elitë e saj, të cilat janë: 1. Njerëz që e duan Shqipërinë. 2. Meritokracia. 3. Njerëz që të mos kenë vjedhur në kurriz të popullit.
“Kam vite që përgatitem për këtë gjë. Duke qenë profesorë, avokate, unë kam pasur nevojë të hyjë në politikë për të jetuar. Nëse hyj në politikë është për të kontribuar. Duke parë që vendi është 35 vite tranzicion dhe gjysma e qytetarëve nuk votojnë, në këtë prizëm nuk ka alternativë.
Kemi një situatë politike ku është e nevojshme që të dalë një element i ri në politikë, por që të jenë intelektualë, sepse nga një politikë me profesorë në vitin 90’ arritëm në një pikë që në Parlament u futën edhe bandit. Bazat parimore të këtoj organizimi të ri do të jenë 3. E para njerëz që e duan Shqipërinë, pra ata që do të jenë nesër ministra, duhet të kenë dhënë prova që ta duan vendin. E dyta merita dhe e treta të mos kenë futur dorën në xhepat e shqiptarëve.
Aleanca Kombëtare Shqiptare, unë jam këshilluar me diasporën, me shoqatat. Të gjithë donin një element kombëtar brenda partisë. Kemi rreth një muaj me mbledhjen e firmave. Mendojmë të çojmë më shumë se 3 mijë firma që kërkon ligji. Tani jemi afër 3 mijë firma. Me këto, pastaj janë statuti, programi dhe disa dokumentacione që plotësohen dhe ne shkojmë brenda muajit tjetër në Gjykatë për regjistrimin e partisë”, tha Kocaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës