Ukraina pretedon se ka rrëzuar 67 dronë nga sulmet ajrore ruse në 11 rajone

30 Shtator 2024 | 15:07

Ukraina ka pretenduar këtë të hënë se ka rrëzuar 67 dronë rusë në 11 rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Një deklaratë e Forcave Ajrore të Ukrainës pohoi se gjithsej 73 dronë, si dhe tre lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë një raketë balistike Iskander, u lëshuan nga Rusia në vend gjatë natës.

Serhiy Popko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, tha në Telegram se alarmi për sulm ajror në kryeqytet zgjati për më shumë se pesë orë dhe se të gjithë dronët mbi qytet u rrëzuan.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rrënojat e një droni të rrëzuar rus u gjetën pranë një ndërtese banimi në lagjen Obolonskyi të kryeqytetit.

Guvernatori i Kievit Ruslan Kravchenko tha se mbetjet nga dronët që u rrëzuan ranë në gjashtë rrethe të ndryshme të rajonit dhe një zjarr shpërtheu në një shtëpi private në një nga rajonet.

Nga ky sulm ende nuk raportohet për viktima nga autoritetet ukrainase, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende pretendimet e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026