Biden kundër ofensivës tokësore të Izraelit në Liban, kërkon armëpushim

30 Shtator 2024 | 18:40

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut grupit militant që është edhe parti politike, e që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen [e planit për operacion tokësor]. Duhet të kemi një armëpushim tani”.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban.

Duke folur me trupat e brigadës 188 të armatosur dhe të trupave të këmbësorisë Golani në kufirin verior, Gallant tha:

“Eliminimi i [Hassan] Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”.

Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Gallant shtoi se “nëse dikush nga ana tjetër nuk e ka kuptuar se çfarë nënkuptojnë aftësitë, do të thotë të gjitha aftësitë dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje”.

Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë

Ndërsa Irani mban një funeral disaditor për udhëheqësin e tij të vrarë Ajatollah Ali Khamenei, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se çdo udhëheqës...
08:52 | 06/07/2026

Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit

Mësimi i një gjuhe tjetër mund ta ngadalësojë plakjen e trurit deri në 13 vjet, sipas një studimi. Njerëzit që flasin më shumë se një...
08:45 | 06/07/2026

Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka publikuar një foto me Giorgia...
08:35 | 06/07/2026