Kryeministri Rama takohet me presidentin Biden në New York

27 Shtator 2024 | 08:16

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë takuar mbrëmjen e të enjtes me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe me Zonjën e Parë, Jill Biden.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook. “Photo of the day” ka shkruar kryeministri në postimin e fotos, pa shtuar asnjë detaj se përse është bërë ky takim.

Kujtojmë se Rama ndodhet prej disa ditën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mori pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara “Samiti për të ardhmen”, ku mbajti edhe një fjalim.

Kreu i socialistëve dhe qeverisë mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Gjithashtu, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026