“Sot duhet të guxojmë të gjithë”, Klevis Balliu: Shoqëria duhet të dalë nga koma

30 Shtator 2024 | 21:36

Klevis Balliu, shef organizimi i Partisë Demokratike ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku foli për ngjarjet e fundit të ndodhura në jetën politike.

Duke folur për protestën që pritet të mbahet në 7 tetor ai tha se tashmë kupa ka kohë që është mbushur, por për të bërë ndryshimin duhet të reagojnë të gjithë. Sips tij tashmë mosbindja civile duhet të jetë e gjerë dhe e vazhdueshme e nuk duhet të kufizohet vetëm brenda një dite proteste.

“Kupa ka kohë që është mbushur. Nuk është vetëm gabimi i opozitës, por si shoqëri. Sepse drejtësia nuk i takon as PS dhe as PD. Në rast se akuzat e opozitës do ishin të pabaza, unë do i mirëkuptoja çdo dyshim të cilitdo analist e qytetar. Por kur themi po kanë të drejtë, po këtu vidhet, këta janë mafioz, po vidhen zgjedhjet, janë falsifikuar dokumentet nga prokurorët e SPAK, po s’kemi ç’bëjmë. Kjo nuk funksionon kështu. Mungesa e guximit e bën situatën të vështirë. Ne sot duhet të guxojmë të gjithë”,-tha Balliu.

Balliu tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj me protestën e 7 tetorit do tregojnë se kanë guxim.

“Duhet të ndalojmë të gjitha diskutimet. Ne duhet ta bëjmë mosbindjen civile. Nëse nuk del të hënën nuk duhet të presim të kalojnë 6 muaj të tjerë. Do e vazhdojmë protestën në mënyrë konstante. Duhet bllokuar. Duhet të nxjerrim nga gjendja e komës ku ka hyrë Shqipëria. Vendi nuk mund të vazhdojë në normalitet kur këtu ka mbaruar çdo gjë”,-tha Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026