Rama dënon sulmin ndaj rezidencës së ambasadorit të Emirateve në Sudan
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmit në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Sudan, duke e cilësuar atë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe normave diplomatike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin “X”, Rama thekson se Shqipëria dënon këtë akt të papranueshëm dhe shpreh solidaritetin e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shefi i qeverisë bën thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës duke inkurajuar të gjitha palët që të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar.
“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan Rama në “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore