Proda kryen betimin, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

3 Tetor 2024 | 14:05

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte.

Proda kreu betimin në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e lartë të strukturave drejtuese të policisë dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha shprehu besimin se Ilir Proda do të sjellë një ritëm dhe dinamikë të re në organizatën e policisë.

“Kam besim të plotë se, në përfundim të këtij procesi reformues për strukturat drejtuese të policisë, do të krijohen kushtet e nevojshme për të arritur synimin e madh: ndërtimin e një policie moderne, e cila do të jetë e krahasueshme me strukturat e vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 2 tetor.

Ai ka një karrierë 19-vjeçare në strukturat e Policisë, duke përfshirë rolin e tij si shef i disa drejtorive të ndryshme brenda këtij institucioni.

Proda iu poropzua kryeministrit Rama nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas një konkursi të zhvilluar gjatë muajit shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026