Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet në Shqipëri narkotrafikanti
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 18”, gjatë të cilit është kapur një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
41-vjeçari., banues në Manzë të Durrësit, ishte nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Brescias në Itali më në shtator të këtij viti.
Policia bën me dije se vijon bashkëpunimi me homologët italianë për ekstradimin e këtij shtetasit drejt Italisë.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës
Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë