Jota “heroi” i Liverpoolit, Arsenal e Man City triumfojnë me përmbysj

6 Tetor 2024 | 13:13

Kampionati anglez vijon të jetë tejet emocionues nga ndeshja në ndeshje, me ekipet e kreut të cilat po bëjnë detyrën, duke konsoliduar pozitat. Manchester City, Arsenal e Liverpool rrëmbyen fitoret e radhës, duke konfirmuar formën pozitive, si dhe dhënë garanci për javët e ardhshme.

Të shtunën, i pari që mori 3 pikët ishte Liverpool në transfertën e Crystal Palace. Heroi i të kuqve të Arne Slot ishte portugezi Jota, me një gol që në minutat e para, i cili mjaftoi për marrjen e fitores.

Sa i përket dy ndjekësve më ta afërt të ‘The red’ që qëndron në vendin e parë, Arsenali e Manchester City, java e 7 kishte rezervuar përballje në shtëpi. Të dyja arritën të përmbysin kundërshtarin, goonersat Southamptonin dhe the cityzens Fulhamin.

Në Emirates pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në fraksionin e dytë Archer kaloi në avantazh miqtë. Havertz, Martinelli e Saka shënuan për topçinjtë, të cilët morën fitoren e 5-të në kampionat. City i Guardiolës e nisi jo mirë, me një gol të pësuar nga Pereira, por përmbysi gjithçka me dopietën e Kovacic, e më pas Doku, teksa Muniz vulosi shifrat 3-2. Vendi i parë i takon Liverpool me 18 pikë më pas Man City e Arsenal me 17.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026