Opozita zbret në shesh, Kryeministria blindon dyert, Rama rikthehet në zyrë
Dënimi me burg i deputetit Ervin Salianji e jo vetëm, ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila ka paralajmëruar një protestë këtë të hënë në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë dhe në akse të tjera të qytetit.
Kauza e protestës bazohet në thirrjen për mosbindje civile, një kërkesë e përsëritur nga ky grupim politik, që shpreson të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Mëngjesin e sotëm, për të siguruar rendin gjatë protestës, janë fortifikuar dyert kryesore të Kryeministrisë.
Sakaq, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit që ka kryer, por ende nuk ka planifikuar aktivitete publike.
Pritet që rreth 1500 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë ato të rendit, FNSH dhe Shqiponja, të jenë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kërkuar nga forcat e policisë që të mos provokohen nga protestuesit dhe të intervenojnë vetëm në rast nevoje.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të ruajnë qetësinë dhe të mbrojnë institucionet, duke vënë në vëzhgim individët me precedentë penalë.
“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje, mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes që listat me emrat e personave që kanë precedentë të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme,” -ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar