Policia paraqet planin e masave për protestën: Rrugët që do të bllokohen

7 Tetor 2024 | 11:04

Policia e Tiranës ka shpallur planin e masave për protestën e paralajmëruar nga opozita, e cila do të zhvillohet sot në kryeqytet.

Në një komunikatë për mediat, uniformat blu njoftojnë qytetarët se, duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme dhe deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime në lëvizjen e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Bllokime të ngjashme do të ndodhin edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, kërkohet një leje prej katër orësh për tubimin, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Kjo shkresë specifikon vetëm lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, pa dhënë detaje mbi itinerarin që do të ndjekin protestuesit.

Sipas policisë në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të qarkullimit në këto akse rrugore:

  • Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i Panjohur” deri te 9-katëshet
  • Shkolla “1 Maji” – Kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
  • Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
  • Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
  • Kryqëzimi i Librit Universitar
  • Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”
  • Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
  • Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”
  • Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
  • Kryqëzimi i urës së Taiëanit
  • Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
  • Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
  • Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
  • Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”
  • Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

Apeli i policisë për qytetarët:

Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse dhe të përdorin rrugë alternative, për të lehtësuar lëvizjen e protestuesve.

Ajo thekson se respekton të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime, dhe apelon përfaqësuesit e organizatorëve, drejtuesit dhe pjesëmarrësit që të ushtrojnë këtë të drejtë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në protestë që të distancohen nga çdo akt që mund të cënojë sigurinë publike dhe jetën, si dhe nga çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për të siguruar sigurinë publike dhe rrugore në të gjithë territorin e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026