“Ule muzikën, se mbaj zi”- Si u vra 65-vjeçari në Sarandë, miku e qëlloi me shishe
Një 65-vjeçar i identifikuar si Gëzim Bizoni është vrarë brutalisht në oborrin e banesës së tij, mbrëmjen e të dielës në Sarandë. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë miku i tij.
Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir Beqiri për të jetuar aty. Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Bizioni dhe Beqiri kishin pasur konflikte së fundmi, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa. Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri, në gjendje të alkolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.
Gjatë një konflikti me tone të ashpra, Admir Beqiri e goditi viktimën në fytyrë me një shishe qelqi, duke e lënë të vdekur në vend, dhe vazhdoi ta dhunonte edhe pasi 65-vjeçari kishte humbur jetën.
Në momentin e krimit ndodhej edhe e dashura e 42-vjeçarit, e cila u largua me nxitim, ndërsa pak minuta më vonë u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë. Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla