Ekipet që dëshmuan kundër Cityt, “qytetarët” fitojnë betejën e parë ligjore

8 Tetor 2024 | 11:47

Një ditë më parë, Manchester City mori lajmin pozitiv, ku fitoi betejën e parë sa i përket sponsorizimeve, për të cilat ishte nën akuzë, për shkelje të ligjeve të Premier League. Një panel i pavarur vendosi se rregullorja e vendosur për të ndalur “fryrjen” e sponsorizimeve ishte jo e rregullt, duke legjitimuar kështu transfertat e ndryshme bankare të klubit britanik. Drejtuesit e Manchester Cityt kërkuan që komisioni vlerësues të shpallej i pavlefshëm, pasi sipas tyre kishte bërë një audit jo të drejtë të bilancit ekonomik të klubit, e duket se ia kanë arritur t’i kthejnë faktet në favor të tyre.

1 ditë pas këtij lajmi janë publikuar edhe emrat e ekipeve që dëshmuan ndaj Man Cityt, i cili pati një shpërthim përgjatë disa sezoneve në blerjen e lojtarëve. Nuk mungojnë emra si Man Utd, Liverpool, Arsenal dhe më tej ekipe si Wolves, West Ham, Bournemouth, Brentford dhe Fulham.

Kjo tregon se jo të gjitha skuadrat që marrin pjesë në kampionat janë kundër Man Cityt, por ka një përçarje mes tyre. Kjo fitore e klubit të Guardiolës do t’i shërbejë ekipeve në pronësi të sheikëve, të cilat mund të bëjnë nënshkrime të çdo vlere, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore ndaj tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026