Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës europiane

8 Tetor 2024 | 16:17

Banka e Shqipërisë synon të reduktojë përdorimin e euros në ekonominë shqiptare. Në këtë kontekst, guvernatori Gent Sejko i ka informuar homologun austriak se janë marrë disa masa për të nxitur përdorimin e lekut.

Sipas Sejkos, procesi i “deeuroizimit” po jep rezultate inkurajuese, duke u reflektuar në rritjen e kërkesës për kredi në lek.

Përdorimi i lartë i euros në vend, përmes transaksioneve, kredive, depozitave dhe pagesave të borxhit, si dhe burimeve informale, ka zhvlerësuar monedhën europiane në nivele historike, me kursin aktual që është 98.8 lekë për euro.

Masat e reja janë prezantuar 6 vjet pas fillimit të nismës për deeurozim, një periudhë gjatë së cilës ekonomia shqiptare është goditur nga pandemia dhe krizat e çmimeve në energji dhe tregje, por këto probleme tani janë tejkaluar.

Në takimin me guvernatorin austriak, Robert Holzmann, Sejko theksoi gjithashtu se raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026