Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ja kush e zëvendëson

9 Tetor 2024 | 09:19

Në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër ndryshim.

Departamenti i Komunikimit në FSHF njoftoi se sulmuesi Myrto Uzuni ka përjetuar një problem muskulor gjatë ndeshjes së fundit me klubin e tij.

Ai u paraqit në Kombëtare për t’u nënshtruar analizave mjekësore, ku një rezonancë magnetike zbuloi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Si rezultat, Uzuni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e tetorit dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë sulmuesin Indrit Tuci si zëvendësim, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’u bashkuar me ekipin në përgatitjet për këto dy ndeshje të rëndësishme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026