92 mijë lekë shpenzime mujore, qytetarët: Çfarë të kursesh, nuk dalin as për ushqime
Kostot e jetesës janë rritur krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje me 4 anëtare duhet të shpenzojë afro 92 mijë lekë në muaj para, shumica e të cilave shkojnë për ushqime dhe pijë joalkoolike. Krahasuar me vitin 2022, kemi një rritje me 3.7%.
Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka si edhe perimet. Nga ana tjetër, për të paguar faturat e ujit, të energjisë elektrike dhe qiranë mujore, një familje shpenzoi mesatarisht në rang vendi 8.904 lekë.
“4 mijë lekë, blej një kilë gjizë, 120 pension, mora 4 u bënë 124. Nga të tëra kursejmë nga një çik. Lëre ato kanë mbaruar, nuk arrin. Për të ngrënë bukë thatë jo, ndonjë kokërr vezë”, thotë një pensionist.
Tri janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, shpenzimet në të cilën shkojnë mesatarisht 108 mijë lekë në muaj, për të vijuar më pas me Korçën dhe Durrësin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje