E ardhmja e mesfushorit Paqueta/ Shtohen akuzat, federata kërkon përjashtim përjetë

9 Tetor 2024 | 18:57

Lidhjet e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta me bastet sportive janë shumë të forta e madje më të rëndësishme se e ardhmja e tij në fushën e blertë, me futbollistin që është sërish nën hetim. 

Autoritetet angleze në bashkëpunim me federatën e futbollit atje e akuzojnë lojtarin në fjalë se ka luajtur baste pavarësisht se ishte nën hetim dhe telefonin e tij e kishte dorëzuar. 27-vjecari gjatë periudhës që celulari i tij personal ishte i sekuestruar bleu një tjetër, me të cilin po ashtu u përfshi në vendosjen e basteve sportive, konkretisht mbi veten e tij.

Kur autoritetet kërkuan që të analizonin celularin tjetër të tij, braziliani pohoi se e kishte humbur, duke zhdukur kështu provat për hetuesit. Sipas asaj që mediat britanike kanë bërë me dije, Paqueta rrezikon dënimin me përjashtim të përjetshëm nga futbolli, në rast se konfirmohen akuzat e fundit, e kjo nuk dihet në do të provohet apo jo.

Rreth 60 persona në Brazil kanë vendosur baste mbi të, kryesisht në shkaktimin e faulleve e marrjen e kartonëve të verdhë nga ana e 27-vjecarit, teksa në një episode një person ka vendosur bast me vlerë 7mln paundë për të, të cilin e ka fituar, e dyshohet se është vetë futbollisti që ka bërë diçka të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026