Uzuni largohet nga grumbullimi, Kumbulla e Mitaj analizojnë sfidat
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë, teksa ditën e enjte do të zbarkojë në Çeki, në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve për muajin tetor.
Një lajm i keq nga grumbullimi është ai i largimit të Myrto Uzunit, me sulmuesin e Granadës që ka probleme muskulore e u largua në Spanjë.
Pjesa tjetër e lojtarëve janë nën urdhrat e trajnerit Brazilian, ndërsa si zakonisht është zhvilluar dhe konferenca për shtyp me dyshen Kumbulla-Mitaj.
Anësori i majtë ka folur dhe për eksperiencën në Arabinë Saudite mes ekipin e Al Ittihad.
“Besoj çdo lojtar ka dëshirë të luajë me Benzema, Kante, futbollistë me karriera të mëdha në Evropë. Do më ndihmojë për të ardhmen të jem një lojtar i mirë, por dhe në zhvillimin si person”, tha Mario Mitaj, mbrojtës i kombëtares shqiptare.
Shqipëria do kërkojë 3 pikët në ndeshjen me Çekinë.
“Do futemi në fushë për fitore si gjithmonë. Mendojmë vetëm për Çekinë, e dimë është ekip i fortë fizikisht dhe në duele. Mendojmë fillimisht pë rata më pas Gjeorgjinë”, u shpreh Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi foli dhe për aventurën me Espanyol në La Liga.
“Kampionati në Spanjë është ndryshe nga Italia, më taktik, ekipe të mbyllura. Aty është lojë e hapur me kundërsulme, duele, përshtatet me karakteristikat e mia”, tha Kumbulla.
Kombëtarja shqiptare do të niset të enjten drejt Çekisë, aty ku do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore në prag të sfidës së të premtes.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta