Nga bojkoti i komisionit “Xhafaj” te protesta e opozitës, flet ambasadori i BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, ka reaguar lne lidhje me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”, duke theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së këtyre institucioneve. Në deklaratën e tij, Gonzato u shpreh se bojkoti nuk ishte një akt kundër komisionit, por një gjykim për mënyrën se si duhej të trajtohej kontributi i institucioneve përkatëse.
Ambasadori vuri në dukje se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë asistencë për komisionin “Xhafaj”, me qëllim përshpejtimin e përpjekjeve për konsolidimin e Reformës në Drejtësi dhe parandalimin e korrupsionit. Reforma e Drejtësisë, që filloi në vitin 2016, sipas Gonzatos, kërkon bashkëpunim të të gjitha institucioneve për t’u forcuar më tej.
I pyetur për protestat e opozitës, Gonzato u shpreh se opozita ka mënyra të ndryshme për të shprehur pakënaqësitë, por djegia e karrigeve nuk është metoda më e përshtatshme për të adresuar mungesën e demokracisë.
Ambasadori Gonzato ishte në Elbasan ku, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja, vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale”. Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë dhe është realizuar në një pronë të sekuestruar nga veprimtaritë kriminale, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të komuniteteve të prekura.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)